Flash News

KRYESORE

Studentët e Ekonomikut kërkojnë dorëheqjen e Dekanit: Të mbahet qëndrim etik për dhunën e ushtruar ndaj studentëve

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë vijuar si çdo ditë ngujimin e tyre në universitet.

Sot ata kanë përpiluar disa kërkesa të cilat ia kanë dorëzuar Dekanit të Fakultetit dhe kanë kërkuar që brenda ditës së sotme të marrin përgjigje për secilën pikë.

Veç të tjerash ata kanë kërkuar dorëheqjen e Dekanit të FEUT-së, për  mosrealizim nga ana e tij e detyrave shtetërore në mënyrë etike dhe korrekte.

Gjithashtu ata kanë kërkuar të mbahet një qëndrim i prerë për dhunën e ushtruar ndaj studentëve në ambientet e fakultetit.

Studentët kanë lajmëruar se deri në plotësim të kërkesave të tyre, ata do të vijojnë të ngujohen në Fakultet dhe do të bojkotojnë mësimin.

Më poshtë gjeni kërkesat e plota të studentëve:

 

Të fundit