Flash News

KRYESORE

Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë: Rektorati tentativë për shuarjen e protestës, bojkot mësimit deri në plotësimin e kërkesave

Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë shprehur vendosmërinë e tyre për vazhdimin e bojkotit dhe rezistencës deri në plotësimin e të gjithë kërkesave.

Përmes një deklarate, ata presin që Rektorati të dalë në mbrojtje dhe mbështetje të tyre dhe jo të kërkojë shuarjen e protestës nëpërmjet thirrjes për zhvillimin e procesit mësimor

Nga ngjarjet e ndodhura ditët e fundit, dhuna e ushtruar nga forcat policore dhe vendimi i marrë nga Rektorati i Universitetit të Tiranës, në të cilin kërkohet vazhdimi i procesit mësimor, studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dolën më përfundimin që të mos njohin vendimin e rektoratit. Studentët do të vazhdojnë me bojkotimin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave. Studentët presin që Rektorati të dalë në mbrojtje, mbështetje të tyre dhe jo të kërkojë shuarjen e protestës nëpërmjet thirrjes për zhvillimin e procesit mësimor. Lufta për arsim cilësor do të vazhdojë deri në fund! Axhenda e ditëve në vazhdim do të publikohet së shpejti. Studentët e bashkuar për arsim cilësor!", përfundon deklarata e studentëve.

Studentët kanë përshkallëzuar protestës duke u ngujuar në universitete në shenjë protestë ndaj qeverisë, e cila sipas tyre nuk ka plotësuar tetë kërkesat e tyre.

Tërhiqet policia, mbi 200 studentë të tjerë futen brenda Fakultetit të Ekonomisë

Të fundit