Flash News

KRYESORE

Studentët e Mjekësisë në protestë: Po manipulohen Zgjedhjet e Këshillit, grevë urie nëse nuk garantohet transparencë

Studentët e Mjekësisë në protestë: Po manipulohen

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë protestuar mëngjesin e sotëm përpara fakultetit të tyre pasi pretendojnë se zgjedhjet e Këshillit Studentor po manipulohen për interesa personale.

Sipas tyre kandidatët e zgjedhur për konkurrim nuk janë pjesë e Fakultetit të Mjekësisë dhe shorti për të zgjedhur anëtarët e komisionit Zgjedhor Studentor, ka qenë i parregullt.

Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar se në rast se nuk garantohet një proces i drejtë dhe transparent i zgjedhjeve studentore, do të kalojnë në grevë urie.

Zgjedhjet për Këshillin Studentor do të mbahen më 21 mars.

Të fundit