Flash News

KRYESORE

Studentët e Politeknikut dhe Mjekësisë thirrje studentëve të Filologjikut: Ejani bëjeni historinë këtu

Studentët e Politeknikut dhe Mjekësisë thirrje studentëve

Përpara Ministrisë së Arsimit po protestojnë me mijëra studentë të Universitetit të Politeknikut dhe Universitetit të Mjekësisë, të cilët kanë paraqitur disa kërkesa që lidhen me uljen e tarifave dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.

Një prej studenteve që ka marrë fjalën në protestë ka kërkuar më shumë pjesëmarrje nga studentetët e Universitetit të Tiranës.

“Po shoh shumë mungesa nga Filologjiku këtu. U bëj thirrje atyre studentëve që të lënë historinë dhe hajdeni bëjeni historinë këtu”, u shpreh protestuesi.

Protestën e studentëve kanë mbështetur menjëherë me dhjetëra gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët i motivojnë të mos tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Mijëra protestues i bllokojnë Ministrinë, Lindita Nikolla akuzon studentët se po përdoren: Do paguani, po motivojmë cilësinë

Të fundit