Flash News

KRYESORE

Studentët grekë mësyjnë në zyrën e ministrit të Arsimit; kundërshtojnë reformën e qeverisë

“Me siguri do të jetë ngelëse”, ishte kjo mënyra se si kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot protestës së disa studenteve që kritikon reformën e tij në arsim. Protestën e studentëve, Rama e mbylli duke u dhënë urdhër truprojave që t’i nxirrnin jashtë sallës së hotelit ku po zhvillonte takimin me studentët e ekselencës.

Por shihni çfarë ka ndodhur sot në vendin fqinj, Greqi. Një numër i konsiderueshëm studentësh dhe nxënësish kanë mësyrë në zyrën e ministrit grek të Arsimit, Costas Gavroglou, për të kundërshtuar reformën e planifikuar.

Rreth 200 studentë po protestonin jashtë godinës së Ministrisë, por pasi negociatat me administratën dështuan, ata hyjnë brenda zyrës së ministrit për t’i kërkuar llogari për reformën që ata thonë se i dëmton shumë.

Ministri Gavroglou qëndroi ulur në karrige dhe u mundua të vendoste komunikimin me studentët e zemëruar, sigurisht, pa i akuzuar se janë “studentë ngelësa”. Disa minuta më vonë, një grup i protestuesve zhvilloi një takim të gjatë me Gavroglou deri në sqarimin e të gjithë çështjes.

Studentët dhe nxënësit grekë kundërshtojnë ndryshimin e programit mësimor në shkollat e mesme dhe shkurtimin e financimit për arsimin.

Të fundit