Flash News

KRYESORE

Studentët i dalin përpara Erion Veliajt, e ironizojnë me pankartën që mbajnë në duar

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është përballur sot në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës me protestën e disa studentëve.

Veliaj kishte shkuar në ambientet universitare për të promovuar “tarracat e gjelbërta” dhe studentët kanë përdorur këtë aktivitet për të ironizuar kryebashkiakun. Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Rrofsh për pemët, kulla t’u bëfshin.”

Bashkia e Tiranës mban rekordin në Shqipëri për lejet e dhëna për ndërtimin e kullave dhe komplekseve të pallateve. Të fundit që e pësuan nga ky pasion i Veliajt ishin banorët e zonës së Laprakës, të cilëve do u shkatërrohet edhe një nga fushat e pakta sportive që ka mbetur në Tiranë, për t’u ndërtuar një pallat shumëkatësh.

Të fundit