Flash News

KRYESORE

“Studentët janë të vendosur, rezistenca vazhdon”, vijon ngujimi nëpër fakultete

Protesta e studentëve më bojkot total të mësimit dhe me ngujim vijon në shumë prej fakulteteve në Tiranë dhe jo vetëm.

Universiteti i Arteve ka vijuar bojkotin e mësimit, duke mbyllur dyert e universitetit dhe duke ngjitur në muret e godinës pankarta me mesazhe të ndryshme.

Te Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë studentët janë duke diskutuar me pedagogët lidhur me ligjin për arsimin e lartë dhe problematikat e tij. Bojkoti i mësimit dhe zaptimi fakultetit shoqërohet me diskutime, lexime librash, muzikë, etj.

Në bojkot janë edhe studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Rezistenca vazhdon!

Në Fakultetin e Shkencave Sociale vazhdon bojkoti i plotë i mësimit. Studentët kanë nisur diskutimin për trajektoren e lëvizjes studentore.

Vazhdon bojkoti i mësimit dhe zaptimi i Fakultetit Ekonomik. Studentët janë të vendosur.

 

Të fundit