Flash News

KRYESORE

Studentët kërkuan mbledhjen e parlamentit, reagon Taulant Balla: Po, nesër me kryeministrin

Studentët kërkuan mbledhjen e parlamentit, reagon Taulant Balla: Po,

Një prej kërkesave të shprehura sot nga studentët ishte mbledhja e parlamentit për të miratuar kërkesat e shprehura nga studentët.

Për këtë kërkesë të tyre ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili thotë se parlamenti mund të mblidhet nesër me kryeministrin dhe studentët, për të cilët shprehet se është koha të ulen e të mbyllin Paktin për Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave.

“PO! Parlamenti mund te mblidhet neser me Kryeministrin dhe studentet, te cilet eshte koha te ulen e te mbyllin Paktin per Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj qe studentet ta bejne kete pa humbur kohe dhe te kthehen ne shtepi me suksesin e protestes se tyre”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.

Të fundit