Flash News

KRYESORE

Studentët letër të hapur Metës: Të mos dekretohen përfaqësuesit e dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut, nuk përfaqësojnë shumicën reale

Një grup studentësh nga Fakuleti i Ekonomikut i kanë dërguar një letër të hapur presidentit Ilir Meta sa i takon zgjedhjeve në universitet. Ata i kërkojnë presidentit që të mos dekretohen përfaqësuesit e zgjedhjeve që do të mbahen më 30 korrik duke listuar problematikat përkatëse.

Ata argumentojnë se privimi i pjesëmarrjes në procesin e votimit i më shumë se 3/5të studentëve cenon nenin 39, pika 2 të Ligjit për Arsimin e Lartë, në të cilin cilësohet shprehimisht se: Në institucionet publike të arsimit të lartë, rektori zgjidhet nga anëtarët e asamblesë të personelit akademik të njësive kryesore dhe nga studentët. Sipas vlerësimittonë, duke marrë parasysh rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi shmangien e aktiviteteve që mund të ndikojnë në përhapjen e mëtejshme të Covid-19, masat e ndërmarra nga shteti shqiptar si dhe faktin qënuk ka pasur asnjë ndryshim në faktorët që e çuanministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të shtyjë dy herë datën e fillimit të periudhës zgjedhore, ky proces është i parealizueshëm dhe nuk e garanton të drejtën parësore të procesit, atë të votës. Në kushte të tilla, përfaqësuesit e zgjedhur prej një shumice të dalënga pakica e votuesve nuk mund të jenë legjitimë dhe nuk mund ta përfaqësojnë shumicën reale, së cilës i mohohet e drejta e votës.

“Së dyti, mungesa e një procesi të plotë –me procese llogaridhënieje nga drejtuesit aktualë të Institucioneve të Arsimit të lartë dhe me një prezantim real platformash dhe alternativash të propozuara nga kandidatët për organet drejtuese të institucioneve të Arsimit të lartë –krijon në vetvete vetëm një proces formaldhe aspak të dobishëm, dhe kjo falë mungesës së kushteve minimale për konkurrim real dhe garë të drejtë e të ndershme. Gjithashtu, ky proce skrijon edhe një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe jetën universitare në vetvete.

 Së treti, në shumicën e proceseve zgjedhore të zhvilluara në Universitetet publike të Republikës së Shqipërisë janë hasur problematika procedurale dhe mungesa fizike e kohore për të zhvilluar një proces të drejtë zgjedhor”, shkruhet në letrën e studentëve.

Të fundit