Flash News

KRYESORE

Studentët letër të hapur ministres Shahini për anulimin e zgjedhjeve në Universitet: Në kundërshtim me ligjin mbi gjendjen e jashtëzakonshme

Në muajin maj drejtuesve të universiteteve publike u skadon mandati dhe për këtë shkak ministria e Arsimit përcaktoi para pandemisë datën e zgjedhjeve më 8 maj, ndërsa fillimin e fushatës 30 ditë më parë pra në 9 prill.

Por për shkak të mbylljes së institucioneve të arsimit të larte, zgjedhjet u pezulluan. Ministria e Arsimit nxori një urdhër të dytë për zëvendësimin e datës së zgjedhjeve ne 12 qershor, e fillimin e fushatës me 11 maj.

Nisur nga situata e pandemisë, studentë dhe ish studentë i kanë dërguar ministres Besa Shahini një letër ku kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor në universitete dhe rifillimin e tij në një moment të dytë, pas stabilizimit te jetës studentore universitare.

Studentët rikujtojnë se me vendim të Parlamentit të Shqipërisë, vendi gjendet në masa të gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë deri në datën 23.06.2020 dhe referuar nenit 170, pika 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “ Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum si dhe nuk mund të zgjidhet President i ri.”

Në letër studentët argumentojë se pezullimi i procesit zgjedhor duhet të vijë duke marrë parasysh rekomandimet e Organizates Botërore të Shëndetësisë mbi shmangien e aktiviteteve që mund të ndikojne në perhapjen e metejshme të Covid-19, si dhe masat e marra nga shteti shqiptar.

Nisur nga situata, ata nënvizojnë ky proces është i parealizueshëm dhe nuk garanton të drejtën parësore të procesit, atë të votës.

Më poshtë letra e plotë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Po ashtu ditën e sotme Qëndresa Qytetare, organizatë jofitimprurëse  ka dalë me një kërkesë për zhvillimin e një seance dëgjimore me ministren e Arsimit mbi këtë çështje, ku ftojnë zëvendëskryetaren e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Fatjona Dhimitrin të bëhet pjesë e seancës.

Më poshtë kërkesa për seancën dëgjimore

Të fundit