Flash News

KRYESORE

Studentët ndjekin seancën plenare: “Deputetë, po e doni Shqipërinë, dorëzoni mandatet dhe bashkohuni me ne”

Parlamenti zhvilloi sot pasdite një seancë të jashtëzakonshme plenare, e cila kishte në fokus dekretimin e ministrave të rinjë, përfshirë edhe Besa Shahinin, ministre e re e Arsimit.

Zhvillimet janë ndjekur edhe nga studentët e ngujuar, që u bëjnë thirrje deputetëve të dorëzojnë mandatet dhe të bashkohen me ta.

Teatri është zhvendosur prej 28 vitesh në Parlamentin e Shqipërisë! Ata nuk ndalen, por dhe ne, studentat nuk ndalemi. Ne luftojmë me zemer, me vizion, me ndihmën e Zotit, ndërsa këta deputët, luftojnë për karrige, për të shtrirë influencen e tyre në çdo hallkë të shoqërisë.

Jo mor jo, nuk talleni dot me me ne, studentët dhe popullin shqipetar! Deputet, po e doni Shqipërine, dorëzoni mandatet dhe ejani me studentët, lojërat tuaja të lodhura politike nuk pijnë më uji”, shkruan student Klajdi Bello.

Studentët kërkojnë nga qeveria anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë, i miratuar në vitin 2015. Forma e tyre aktuale e protestës ështe ngujimi në fakultete.

Të fundit