Flash News

KRYESORE

Studentët qëllojnë godinën e ministrisë me libra dhe lapsa: S’na nevojiten nëse s’na lejoni të hyjmë në universitete

Studentët qëllojnë godinën e ministrisë me libra dhe

Studentët e disa universiteteve në Tiranë po protestojnë prej mëngjesit para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Në shenjë proteste dhe revolte, ata kanë qëlluar godinën me lapsa, dosje dhe libra. Ata shprehen se “nuk na duhen më librat dhe lapsat nëse nuk na lejoni të hyjmë në universitete”, ndërsa i bëjnë thirrje ministrisë që të mos kthehet në biznes.

"Arsimi është për të gjithë, jo vetëm ata që kanë para", shprehen ndër të tjera, gjatë protestës.

Aktualisht, po protestojnë studentë të Universitetit të Politeknikut dhe Universitetit të Mjekësisë, të cilët kanë paraqitur disa kërkesa që lidhen me uljen e tarifave dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.

Po ashtu, edhe studentët e Elbasanit u janë përgjigjur pozitivisht për t’u bashkuar në tubimin e të rinjve në Tiranë.

Të fundit