Flash News

KRYESORE

Studentët refuzojnë negociatat, thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës

Studentët refuzojnë negociatat, thirrje qytetarëve t’i

Në ditën e 6 të protestës, studentët i kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që të bashkohen me kërkesat e tyre. Në një njoftim të publikuar nga faqja ‘Për Universitetin’, u bëhet thirrje studentëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës që do të mbahet në orën 10:00 para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Në njoftimin në fjalë, theksohet gjithashtu se nuk do të ketë negociata.

“LËVIZJA PËR UNIVERSITETIN U BËN THIRRJE TË GJITHË STUDENTËVE DHE QYTETARËVE TË NA BASHKOHEN NESËR NË ORËN 10:00 PARA MINISTRISË SË ARSIMIT. STUDENTËT DO GRUMBULLOHEN NËPËR FAKULTETET PËRKATËSE DHE NË ORËN 9:30 DO NISIM MARSHIMIN DREJT MINISTRISË.

TË VENDOSUR DERI NË PËRMBUSHJEN E KËRKESAVE TONA! JO NEGOCIATA!”, thuhet në njoftimin e publikuar mbrëmjen e së dielës.

 

Të fundit