Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Studentët/ Regjisori kujton vitet si “ngelës” në shkollën ku studioi edhe kryeministri: Rama erdhi natën dhe mbuloi me bojë punën e diplomës
“Edhe unë jam ngelës”. Kështu e ka titulluar një shkrim kronologjik për vitet e tij të rinisë dhe përvojën si “ngelës” që nga periudha e gjimnazit, universitetit e deri më sot, regjisori i njohur Kastriot Çipi.
Ndërsa një ditë më parë mbështeti dhe inkurajoi studentët në protestën e zhvilluar përballë Ministrisë së Arsimit, regjisori tregon se si ia “nxiu” një mësues që i jepte 4 lëndë njëherësh, e deri te studimi për regjisurë në Akademinë e Arteve, aty ku studionte edhe Edi Rama sot kryeministër.
Çipi shtjellon përvojën e tij si “ngelës” për shkak të sistemit të asaj kohe dhe vazhdon të jetë i tillë sipas tij për shkak se nuk disponon tesere partie.
Shkrimi i plotë:
EDHE UNË JAM NGELËS
U kujtova që jam edhe unë ngelës. Madje i dyfishtë. Në shkollë të mesme e lashë një vit shkollën, në vitin e tretë, sepse nuk duroja dot një mësues që më jepte katër lëndë, që ishte idiot, i paaftë dhe arrogant. Ishte një pusht. që vajzave u kërkonte seks, ndërsa djemve si unë, që e imitonin dhe e vinin në lojë, përpiqej t’ua nxinte jetën.
E përsërita vitin e tretë. Për të zezën time, kur përsërita vitin, ky monstra më jepte gjashtë lëndë, plot 22 orë mësimi në javë. Ishin vitet ’80, socializëm… Nuk kisha ku ankohesha. Nuk e hiqja dot atë plehrë. Megjithatë e mbarova shkollën e mesme me mesatare të katër viteve 8.5.
Studiova katër vjet në Akademinë e Arteve, atje ku kishte studiuar edhe baskedbollisti Edvin Rama. Vetëm se unë studioja regji dhe bëja ca lëndë, që Rama nuk i kishte bërë. Psh letërsi shqipe dhe botërore. Kisha pedagog një stalinist, që donte me çdo kush të më ngelte. Nuk i pëlqenin etydet e mia me aluzione politike. Në vit të parë më vuri 4, por katedra nguli këmbë dhe mora 5 në regji. Në dhjetor 1990, më përjashtoi nga provimi i semestrit të parë të vitit të dytë me motivacionin “sa të jetë Partia e Punës ti nuk bëhesh regjisor”. Ndërhyri sërish katedra dhe unë e dhashë provimin. Në janar 1991 e hoqa unë pedagogun.
Dhe prapë ngela në provimin e diplomës. Duhej ta mbroja me një monodramë, por studenti i aktrimit që kisha zgjedhur (sot aktor i Teatrit Kombëtar, një nga ata që merr rrogën pa bërë zë) më braktisi ditën e provimit. Shfaqja nuk u dha. Ai mori 9, unë 4. Fillova punë dhe u riktheva një vit më pas, për të marrë diplomën me regjinë e shfaqjes diplomë të studentëve të aktrimit.
Edvin Rama nuk ishte ngelës. I porsadiplomuar, ishte emëruar pedagog. Diploma e tij ishte një pikturë murale e realizmit socialist, që shëmtonte murin e hollit të Fakultetit të Artit Skenik ku studioja unë. Ishte një kinezëri, siç quheshin atëherë. Ca figura të rreshtuara si në ndonjë tribunë manifestimi. Studentë që mbillnin fidanë, ndërkohë që një studente i binte violinës dhe një zog i bardhë i kishte qëndruar mbi sup. Në mes të hollit kishim riprodhimin në allçi të skulpturës së Kristaq Ramës, Enverin të ulur në kolltuk, replikë të origjinalit që ndodhej në muzeun e diktatorit. Ne i kalonim përbri dhe kur ishim të sigurt se përqark nuk kishte asnjeri, i hiqnim ndonjë vijë me stilolaps, ose e gërvishtnim me kaçavidë, derisa në korrik 1990 partia vendosi ta hiqte skulpturën. Në janar 1991, Edvini erdhi natën dhe e mbuloi me bojë të bardhë punën e vet të diplomës. Studentët që mbillnin fidanë janë ende aty, të balsamosur nën disa shtresa boje.
Unë dhe Robert Budina, ngelës edhe ai, ishim në Qytetin Studenti në 9 dhjetor, e pastaj në 10 e 11 dhjetor. Edvini nuk ishte ngelës. Ai u zhduk ato tri ditë dhe u shfaq vetëm pas mesnatës së 12-13 dhjetorit, me lugë në brez, për të hyrë në mbledhjen e themelimit të PD. Sot e kësaj dite vazhdon të tregojë një përrallë, sipas së cilës ai shkoi në Korfuz në 9 dhjetor dhe u kthye në 12 dhjetor, pasi hapi një ekspozitë atje. Unë nuk e kërkova kurrë teserën e PD-së, por e mbështeta deri në mars 1991, sepse unë isha ngelës. Ndërsa Edvini, të nesërmen e dështimit në përpjekjen për t’u bërë protagonist, anëtar i Komisionit Nismëtar, i shpalli luftë PD-së dhe Ismail Kadaresë. Në janar 1991 madje tentoi të themelojë edhe partinë e tij, me bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Sepse Edvini nuk ishte ngelës. Ishte pedagog me 0 ditë përvojë pune. Ishte baskedbollist mediokër i Dinamos, por ishte baskedbollist i Kombëtares. Ishte shkrimtar mediokër, por botonte tregime në revistën e Ministrisë së Brendshme “Në shërbim të popullit”. Ishte disidenti i rremë që kur i erdhi kamera e TVSH ta pyeste për Ligjin për Zgjedhjet e vitit 1990 u ankua se kryeredaktori i gazetës Drita, Bardhyl Londo, ia ndryshonte shkrimet para botimit.
Unë jam ngelës edhe sot. Me gjithë diplomën për regji dhe përvojën si regjisor, unë nuk gjej dot punë as si mësues i teatrit në ndonjë nga 50 shkollat 9-vjeçare të Tiranës, sepse lëndën e teatrit e japin mësuesit e vizatimit ose të fizkulturës, që kanë teserën e “rilindjes”.
Edvini nuk është ngelës. Ai është gjeni. Ai i di të gjitha. Ai nuk ka nevojë as për këshilltarë, madje as për ministra. Prandaj kemi një ministre arsimi me master të Albanian University. Prandaj kemi kryetar bashkie të Tiranës një individ, që nuk ka mbaruar as universitetin dhe nuk ka as gradën bachelor. Prandaj kemi deputetë, ministra e zv.ministra që akuzohen çdo ditë për plagjiaturë. Sepse këta nuk janë ngelësa. Këta janë hajdutë diplomash, që çuditërisht janë sponsorizuar me bursa të Sorosit gjithë jetën, individë që nuk kanë punuar asnjë ditë në profesionin e tyre.
Unë jam ngelës pra, prandaj u ndjeva mirë sot që fola në protestën e studentëve, atyre që Edvini që tani e ka ndrruar emrin dhe e ka bërë Edi (Ku ta dish pse? Mbase do ta sqaroje vettingu i politikës) i quajti ngelës. Sot jam ngelës dhe nuk më vjen aspak turp. Isha krenar edhe më parë, kur Edvini dhe Erioni më quanin shpellar, histerik, patetik, delirant, nostalgjik i sëmurë, vandal, anakronik...
Do të pranoj çdo epitet nga Edvini dhe Erioni. Vetëm një shprehje mund të më fyejë. Nëse më thonë se jam si ata!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38