Flash News

KRYESORE

Studentët sërish në protestë, i përgjigjen me një video “pa koment” dekanit që u kërkoi të kthehen në auditore

Sot, studentët e fakulteteve në Tiranë dhe në rrethe kanë paralajmëruar rikthimin e protestave të nisura para Vitit të Ri, për dy javë me radhë, teksa kërkonin plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Megjithatë, dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula i ftoi të rinjtë në auditore dhe të shmangin lëvizjet e tyre, përmes protestave.

Në këto kushte, disa prej studentëve i janë përgjigjur dekanit përmes një videoje pa koment, ndërsa një i ri shfaqet duke gozhduar derën e një fakulteti, duke nënkuptuar injorimin e ftesës së tij dhe vijimin e protestës.

Sipas studentëve ‘drafti për Universitetin’ nuk është i plotë, ndaj protesta do të vijojnë.

Ndiqni videon e publikuar nga studenti Klajdi Bello:

Të fundit