Flash News

KRYESORE

Studentët sot u rikthehen protestave, Rama i “provokon” me një video: Pakti për Universitetin, premtim i mbajtur

Studentët sot u rikthehen protestave, Rama i “provokon” me

Sot, studentët e Tiranës dhe më gjerë kanë paralajmëruar sot rikthimin e protestave para Ministrisë së Arsimit, për shkak se sipas tyre ‘Pakti për Universitetin” nuk është përmbushur ashtu siç është premtuar.

Ndërkohë, kryeministri Rama në postimin e mëngjesit në rrjetet sociale poston një video, ku sipas tij janë mbajtur të gjitha premtimet ndaj të rinjve, pas protestave të dhjetorit.

“Mirëmëngjes me këtë videoinformacion mbi angazhimet e mbajtura në kuadër të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e këtij mëngjesi, shoqëruar edhe me këtë video si më poshtë:

Protestat e studentëve nisën masivisht në dhjetor të 2018-ës, fillimisht kundër një tarife të re për riprovimet, për të vijuar më pas me kërkesa të tjera për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe konvikteve.

Të fundit