Flash News

KRYESORE

Studentët thirrje dekanit me dy banderola në hyrje të fakultetit: Bëhu me ne, jo me Ramën

Studentët thirrje dekanit me dy banderola në hyrje të fakultetit:

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë vijojnë të jenë të ngujuar, në shenjë proteste për mosplotësimin e tetë kërkesave.

Ata i kanë bërë thirrje dekanit të Fakultetit, Artan Hoxha që të mbështesë studentët dhe jo qëndrimet e kryeministrit Edi Rama.

“Rama je qesharak, plotëso 8 kërkesat” dhe “Dekan bëhu me studentët, jo me Ramën”, shkruhet në dy nga banderolat e mëdha që të rinjtë kanë vendosur në ballinë të fakultetit. Reago.al ka publikuar foton përmes rrjeteve sociale.

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë u denoncua pak ditë më parë nga studentët për kërcënime, teksa të rinjtë i publikuan një video ku ai thoshte""nuk mbaron me kaq”, me synimin që të ktheheshin në mësim.

Të fundit