Flash News

KRYESORE

Studentët ultimatum qeverisë: Keni afat deri të martën, ose do shihni protestën më masive në Shqipëri

Studentët ultimatum qeverisë: Keni afat deri të martën, ose

Ndonëse e diel dhe një ditë pushimi, studentët kanë treguar sërish vendosmërinë e tyre, duke protestuar sërish sot në ditën e pestë.

Ashtu siç parashikohej edhe në axhendë, studentët e universiteteve publike në Tiranë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, në përmbushjen e tetë kërkesave të tyre, mes tyre edhe vetting për pedagogët.

Në një prononcim për ‘News 24’, studentët i kanë vënë një afat qeverisë deri në të martën që të përmbushë kërkesat e tyre, ose në të kundër do të përshkallëzohet protesta.

“Ky është ultimatum për qeverinë, ka afat deri të martën. Të plotësohen kërkesat tona ose do ketë protestën më masive të bërë ndonjëherë, po u them live’, u shpreh një prej studentëve që po marshon aktualisht bashkë me të rinj të tjerë.

Kërkesat e studentëve janë:

  1. Përgjysmim i tarifës së studimi

    2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

  2. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

    4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

    5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

    6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

    7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

    8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

    Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

Të fundit