Flash News

KRYESORE

Studentët vazhdojnë ngujimin në Fakultete: "S'duam të bëjmë mësim me batanije"

Studentët vazhdojnë ngujimin në Fakultete: "S'duam

Edhe sot, studentët kanë vijuar ngulimin e tyre në fakultete në formë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e kryeministrit.

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë, të bashkuar dhe të mbuluar me batanije për t'i bërë ballë të ftohtit, kanë vazhduar të bëjnë thirrje që zëri i tyre të dëgjohet.

Referuar rastit të djeshëm ku studentët patën përplasje me policinë, ata janë shprehur se janë thjeshtë studentë dhe nuk meritojnë të trajtohen si kriminelë.

Ndërkohë, ata kanë lajmëruar se ngujimi do të vazhdojë deri ditën kur do të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.

"Jemi në ambientet e Fakultetit Ekonomik. Protesta e studentëve vazhdon pavarësisht se janë mbyllur dyert që studentët të mos futen", shprehet një nga studentët.

Edhe ne duam të bëjmë mësim, por s'duam të bëjm mësim me batanije. Na trajtoni si studentë jo si kriminelë. Jo dhunë, jo polici, jo parti. Zbatoni ligjin dhe plotësoni kërkesat. Ngujimi vazhdon!", janë disa nga thirrjet që bëjnë studentët.

[video width="640" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/01/WhatsApp-Video-2019-01-12-at-3.46.05-PM.mp4"][/video]

Të fundit