Flash News

KRYESORE

Studentët "zbukurojnë" pemën para Kryeministrisë, i shkruajnë kartolina Ramës

Edhe pse tashmë jemi në prag festash, studentët e Universitetit të Tiranës kanë vazhduar të mblidhen para Kryeministrisë për të kërkuar plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Mbrëmë ata ndezën 8 fenerë për 8 kërkesat e tyre drejtuar kryeministrit Rama dhe ditën e sotme ata kanë bërë diçka shumë simbolike në këtë atmosferë fundviti.

Disa studentë kanë shkruar kartolina dhe i kanë vendosur ato në pemën e e zbukuruar të Krishtlindjeve që ndodhet para Kryeministrisë.

Secila kartolinë i drejtohet Ramës dhe ka të shkruar në të kërkesat e studentëve.

https://www.instagram.com/p/BrsDMsJBTX2/

Të fundit