Flash News

KRYESORE

Studentëve iu bashkohen banorët e “Astirit”: Kemi kauzën tonë, por sot jemi me të rinjtë

Studentëve iu bashkohen banorët e “Astirit”: Kemi

Në ditën e 16-të e protestës, të cilët kërkojnë arsim më cilësor dhe tarifa më të ulta, studentëve iu janë bashkuar edhe banorët e “Astirit”, duke masivizuar protestën në mbështetje të sudentëve.

“Kemi kauzën tonë, por sot jemi më studentët”, shprehen protestuesit, të cilët kanë veshur jelekë portokalli në përngjasim me protestuesit në Francë.

Në protestë janë hedhur edhe tymuese, ndërkohë që vihet re një shtim i forcave policore para Kuvendit të Shqipërisë, për të mbajtur situatën nën kontroll, ndërkohë që zhvillohet edhe seanca plenare.

Studentët kanë kundërshtuar hedhjen e tymueseve dhe dhunën në protestë duke iu shmagur akteve që prishin atmosferën e protestës paqësore.

Të fundit