Flash News

KRYESORE

Studenti bën foto pranë makinës luksoze të dekanit: I përket feudalit të fakultetit

Studenti bën foto pranë makinës luksoze të dekanit: I

Studenti dhe aktivisti Klodi Leka ka publikuar një foto pranë makinës luksoze të dekanit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Makina e Artur Sulës ishte parkuar brenda ambienteve të fakultetit dhe aktivisti ironizon kur pyet nëse ajo i përket ndonjë pasaniku apo padroni.

Ai e akuzon dekanin se sillet si feudal në fakultet dhe se nuk lejon as mbledhje dhe as protesta studentore.

“Një foto me pamje panoramike! E kujt është kjo vetura luksoze e stacionuar me arrogancë tek hyrja ndërtesës se Fak. të Historisë dhe Fak. te Gj. të Huaja? E ndonjë pasaniku a padroni? Jo! Është vetura e feudalit të FGJH, që nuk toleron as mbledhje, as postera, as protesta studentore, asgjë. Mos vallë mendon se është drejtor burgu zotnia?”,- shkruan Leka.

Të fundit