Flash News

KRYESORE

Studenti e kritikon për sjelljen në parlament, Rama tërhiqet: Ne politikanët nuk jemi qytetarë të mirë

Studenti e kritikon për sjelljen në parlament, Rama tërhiqet: Ne

Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur paraelektoral në qytetet të ndryshme të vendit, ku sot ishte në Korçë. Në diskutime e sipër, një student i pranishëm në sallë e kritikoi kreun e qeverisë për sjelljen në seancën parlamentare, ku nuk i kurseu fjalët ofenduese ndaj Berishës.

Studenti i tha se njerëzit jashtë parlamentit janë qytetat të mirë, pasi dinë se çfarë kërkojnë dhe të sillen. “Fillove me këto tani ti?! Qytetarët e mirë nuk bëjnë ‘uuuu’; dhe në parlament nuk janë qytetarë të mirë, kush e tha këtë?”, ishte përgjigja e kryeministrit.

Ndërkohë, nën sloganin ‘Bashkia që duam’, ai konfirmoi se Sotiraq Filo do të rikandidohet për një mandat të dytë nga Partia Socialiste. Në takim, po ashtu nuk munguan as batutat, një mënyrë e njohur kjo e kryeministrit për të larguar vëmendjen nga problemet reale.

I ndikuar nga protesta e studentëve, që e kanë quajtur klasën politike është njësoj, kryeministri u përpoq po ashtu të theksonte disa herë se ai bën diferencën me politikanët e tjerë.

Të fundit