Flash News

KRYESORE

Studenti ekselent para protestës kulminante: Pedagogu na bën presion të shkojmë në takim me Ramën

Një student i ekselencës ka denoncuar pedagogun se po u bën presion që të shkojnë sot, në protestën kulminante, në takim me kryeministrin Rama.

Denoncimi i studentit është publikuar anonim nga faqja ‘Universiteti.info’. Studenti përmes këtij denoncimi u bën thirrje po ashtu edhe të rinjve të tjerë që të refuzojnë këtë takim për hir të kauzës së të gjithë studentëve.

Mesazhi i plotë:

Të kërkoj ndjesë që po shkruaj me add false, por kjo jo me dëshirën time, por e improvizuar nga presioni i vazhdueshëm. Na është kërkuar të shkojmë në takim me kryeministrin nesër, si studentë të shkëlqyer. Dua t’i kërkoj një studenti që ka marrë një propozim të tillë të mos e pranojë dhe të mos e shesë kauzën tonë e të gjithë kolegëve, sado me influencë të jetë pedagogu që ia ka kërkuar.

Do jetë turp i madh për çdokënd që do të jetë në atë sallë nesër, pavarësisht premtimeve apo presioneve.

Të fundit