Flash News

KRYESORE

Studenti i verbër përballë Ramës në ‘Opinion’: Pse nuk e zbaton ligjin që ne të arsimohemi falas?

Studenti i verbër përballë Ramës në

Një student me aftësi të veçanta u bë pjesë e emisionit ‘Opinion’, ku i ftuar ishte kryeministri Edi Rama. Studenti i adresoi disa pyetje kryeministrit duke i kujtuar se nuk është zbatuar ligji që parashikon arsimim falas për personat me aftësi të veçanta.

“Pse nuk e zbatoni ligjin që për të verbrit arsimimi të jetë falas?”, u shpreh studenti.

Në përgjigjen e tij, Rama tha se kjo është kompetencë e Universiteteve.

“Ligji ju njeh juve të drejtën dhe deri kur dushkoni në nivel master e keni automatike.

Universitetet duhet ta bëjnë dhe nuk e kanë bërë, dhe këtë gjë e kam mësuar nga kjo protestë.

Universiteti ka një autonomi, qeveria e financon dhe monitoron”, tha Rama.

Të fundit