Flash News

KRYESORE

Studenti me mesatare 9.7: Pas takimit me Ramën, mora trastën dhe ika në Angli

Largimi i të rinjve të mirë-shkolluar është kthyer në një problem shqetësues për shkak të mungesës së shpresës në vend.

I tillë është rasti i një studenti shqiptar, i cili është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës me mesatare 9.7 duke zgjedhur të punoj në Angli si hekurthyes pa letra. I riu kujton edhe nje takim me kryeministrin Rama ne Tirane, per te cilin thekson u ndie i fyer nga ofendimet e tij.

Denoncimi është publikuar nga ish zëvendës ministrit Taulant Muka, i cili u ka bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së nesërme para parlamentit.

“I ri me potenciale, i diplomuar me mesatare 9.7 në Tiranë, por hekurthyes në Britani! Burg është pak për politikanët tanë të 28 viteve! Kjo politikë antishqiptare e trajton të riun si skllav, jo si potencial! Prindër dhe qytetarë, bashkohu nesër para parlamentit të mbrojmë të ardhmen e rinisë, rinia që na hapi sytë, rinia që na solli shpresën, rinia e të ardhmes!

Ne duhet të gjithë ti themi JO shkatërrimit të dijes, JO shkatërrimit të të ardhmes së të rinjve, JO Genocidit të potencialit Shqiptar! Rinia, Intelektuali, Shqiptarët dhe Shqipëria meritojnë më shumë! Nesër të gjithë bashkë para parlamentit!”, shkruan Muka në ‘Facebook’.

Të fundit