Flash News

KRYESORE

Studentja Ervisa Shehu: Rama takime me dekanë dhe rektorë që i akuzon për korrupsion

Studentja Ervisa Shehu: Rama takime me dekanë dhe rektorë që i

Ervisa Shehu, studente pranë Fakultetit të Shkencave Sociale është shprehur se do të jetë në protestë deri ditën e fundit kur kryeministri Rama të dalë në media dhe të njoftojë plotësimin e 8 pikave të kërkesave të tyre.

Studentja po ashtu ka komentuar edhe takimet e kyeministrit me disa pedagogë të Fakultetit të Gjoelogji-Minierave dhe te Universitetit Bujqësore, duke theksuar se disa nga ata që kanë pritur Ramën kanë qënë të akuzuar prej tij për korrupsion.

“Kam qenë në protestë dhe do të jem deri ditën e fundit. Dita e fundit është dita kur kryeministri do të dalë në media të publikojë miratimin e 8 kërkesave. Nuk e di nëse mund ta quaj dialog, pasi ishte një surprizë shumë e pakëndshme për ne studentët. Njoftohemi që kemi një mbledhje me rektorët dhe dekanët që deri dje akuzoheshin si të korruptuar nga zt. Rama. Unë nuk do të jem e pranishme në asnjë mbledhje”, u shpreh ajo.

Të fundit