Flash News

KRYESORE

Studentja ia thotë në sy: Pse duhet të të besojmë ty? Veliaj i kalon “topin” universiteteve për debatin e kartave

Studentja ia thotë në sy: Pse duhet të të besojmë ty?

Një studente është shprehur skeptike përballë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me debatin për kartat e studentit, një nga 8 pikat në listën e të rinjve gjatë protestës.

Gjatë prezantimit të ‘Paktit për Universitetin’ të zhvilluar me studentë, pedagogë, ministren e re të Arsimit, Besa Shahini, kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj, një studente i është drejtuar këtij të fundit: Pse duhet t’ju besojmë juve kur ju deri tani nuk keni bërë asgjë për kartat e studentit?

Veliaj:  Ky është një problem i kahershëm. Kur u bëra kryetar bashkie doli ligji ri që i dha kompetencat universiteteve.

Çdo universitet duhet të emetojë të veten. Nëse dyshon aftësinë time për të prodhuar karta, të lutem mos e bëj se shkojmë tani e prodhojmë 1 mijë karta.

Universitetet mjaftojnë të kërkojnë ndihmë nga bashkia dhe ne bashkë me ministrinë do ta bëjmë.

Të fundit