Flash News

KRYESORE

Studentja që shkëmbeu mesazhe me Ramën: Shumë prej nesh janë kërcënuar me telefonata anonime

Studentja që shkëmbeu mesazhe me Ramën: Shumë prej nesh

Ashtu sikundër ishte njoftuar, studentët kanë rinisur protestat e tyre. Krahas Tiranës, protesta po zhvillohen edhe në qytete të tjera.

Ana, studentja e Arkitekturës e njohur për mesazhet e shkëmbyera me kryeministrin Rama për protestën, u shpreh për “Ora News”, se shumë studentë janë kërcënuar me telefonata anonime dhe janë bllokuar që të futen në rrjetet e tyre sociale.

“Simboli i mbylljes së portave me zinxhirë ka qenë si shenjë revolte ndaj asaj që ka ndodhur dje në darkë. Shumë studentë janë kërcënuar me telefonata anonime dhe janë bllokuar që të futen në rrjetet e tyre sociale. I them atij që e ka bërë që po lufton në mënyrë shumë të ulët me disa studentë që nuk po kërkojnë gjë tjetër veç të drejtës së tyre. Kemi të drejtën tonë të protestojmë.

Studentët nuk janë penguar të hyjnë në mësim, njëra portë ka qenë e hapur, dy janë mbyllur. Studentët kanë rëndë dakord që do të ketë bojkot total. Nuk ka asnjë student që ishte për mësim.Mos të vazhdojnë me kërcënime. Kemi akuzuar pedagogët brenda Fakultetit për korrupsion dhe nuk është bërë asgjë deri më sot. Nuk ka reaguar as dekani, as rektori, as kryeministri”, u shpreh studentja e Arkitekturës.

 

 

Të fundit