Flash News

KRYESORE

Studim, lyerja e flokëve më shumë se 6 herë në vit rrezikon kancerin

Studim, lyerja e flokëve më shumë se 6 herë në vit

Kirurgu Kehaf Mokbel nga spitali i Londrës ka dhënë alarmin në lidhje me lyerjen e flokëve. Ai deklaron se nëse lyhen më shumë se 6 herë në vit rrezikon të shkaktohen dëme ne shëndet përfshirë këtu edhe tumorin.  Sipas studimit të kirurgut Mokbel ata që lyejnë flokët më shumë se 6 herë në vit rrezikohen 14% më shumë nga kanceri i gjirit.

Përdorimi i produkteve kozmetike për flokët dhe sidomos ato estetiket duhet të reduktohet në maksimum për të mos vuajtur më vonë nga sëmundje të rrezikshme. “Edhe pse duhet të thellohemi më shumë lidhur me këtë, rezultatet tona sugjerojnë se ekspozimi ndaj bojërave të flokëve mund të ndikojë në shfaqjen e kancerit të gjirit. Duhet të përdorni produkte kozmetike natyrale dhe të kryeni kontrolle të rregullta”, këshillon kirurgu.

 

Të fundit