Flash News

KRYESORE

Studimi i ekspertëve: Shqipëria nuk integrohet në BE përpara 2050-s

Shteti i fundit që iu bashkua Bashkimit Evropian ishte Kroacia në vitin 2013, por kur mund ta presin integrimin e tyre në BE shtetet që janë aktualisht kandidatë?

Ekspertët e fushës Tina Freyburg dhe Tobias Böhmelt kanë paraqitur për London School of Economics and Political Science rezultatet e një studimi të ri lidhur me aftësinë e shteteve kandidate për të përmbushur kriteret e pranimit. Ata kanë dalë në përfundimin se vetëm njëra prej shteteve aktuale kandidate (Maqedonia) ka gjasa që t’i përmbushë kushtet brenda vitit 2023, ndërsa Serbia dhe Turqia duket se mund ta arrijnë këtë sukses në mesin e viteve 2030, ndërsa sipas tyre Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina nuk kanë gjasa që t’i përmbushin kriteret përpara vitit 2050.

Dy studiuesit në fjalë, janë përkatësisht profesorë në universitetet e St Gallen në Zvicër dhe të Essex në Britani.  

Të fundit