Flash News

KRYESORE

Studimi, gjenet përgjegjëse për zmadhimin e trurit i takojnë një periudhe 3-4 milionë vjeçare

Studimi, gjenet përgjegjëse për zmadhimin e trurit i takojnë

Zbulohen tri gjenet përgjegjëse të zmadhimit të trurit të njeriut, thënë ndryshe të dimensioneve të kores së trurit.

Ato i takojnë një periudhe 3-4 milionë vjeçare dhe siç ilustrohet në dy studime të publikuara në revistën “Cell”, defektet e tyre janë të lidhura me probleme të mundshme neurologjike.

Kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë dhe të Universitetit të Amsterdamit kanë studiuar gjenet e reja në “in vitro”, versione në miniaturë të kores së trurit, të zhvilluar në laborator nga staminalet.

Hipotezat e tyre për gjenin e quajtur “Notch2nl” ndihmojnë qelizat staminale të transformohen në neurone të reja duke u përhapur në koren e kokës.

Familja e gjeneve “Notch” u zbulua për herë të parë te mushkonjat, insekt model në studimet e gjenetikës.

Tek njerëzit ky aplikim sjell në një zhvillim anormal të trurit, duke krijuar çregullime mendore si skizofrenia.

Të fundit