Flash News

KRYESORE

Studimi: Gratë që konsumojnë shumë kalori në orët e vona janë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës

Studimi: Gratë që konsumojnë shumë kalori në orët

Një studim i kohëve të fundit tregoi se ngrënia e vakteve më herët gjatë ditës mund të ndihmojë njerëzit të humbin peshë, ndërsa ngrënia më vonë gjatë ditës mund të nxisë shtimin në peshë dhe të ngadalësojë metabolizmin.

Sipas gazetës amerikane të shëndetit Medical News këto studime treguan gjithashtu se vaktet e mëvonshme rritin rrezikun për diabetin dhe sëmundje të zemrës. Studime të tjera, tek minjtë dhe pjesëmarrësit e njeriut, treguan se caktimi rreptësisht t vakteve mund të ndihmojë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.

Hulumtimi i ri shton këtë provë në rritje dhe sugjeron që të konsumohen më pak kalori në mbrëmje sepse mund të ndikojë negativisht në shëndetin kardiovaskular të grave.

Në studim morën pjesë 112 gra të shëndetshme, të cilat ishin 33 vjeç, mesatarisht.

Gratë gjithashtu përdorën ditarë ushqimore në celularët e tyre për të ndjekur dhe raportuar sa, çfarë dhe kur hëngrën për 1 javë në fillim dhe një javë tjetër 12 muaj më vonë.

Studiuesit përdorën të dhënat nga ditarët elektronikë për të llogaritur lidhjen midis shëndetit kardiovaskular dhe kohës së vakteve.

Presioni i gjakut dhe indeksi i masës trupore kanë tendencë të rriten, dhe kontrolli i sheqerit në gjak ka tendencë të jetë më i dobët.

Gratë hispanike, në veçanti - të cilat përbëjnë 44% të pjesëmarrësve - kishin tension më të lartë kur hanin më shumë kalori në mbrëmje.

Autori kryesor i studimit komenton mbi gjetjet duke thënë, "Deri më tani, qasjet e jetesës për të parandaluar sëmundjet e zemrës janë përqendruar në atë që hamë dhe sa hamë".

Burimi: Medicalnewstoday.com

Të fundit