Flash News

KRYESORE

Studimi i Autoritetit Rajonal Shëndetësor: Fëmijët në Tiranë mbipeshë, ata në Kamëz të kequshqyer

Në një studim nga autoriteti shëndetësor rajonal i Tiranës ku janë marrë në pyetje 800 nxënës në 15 shkolla të kryeqytetit ra në sy problemi që kanë fëmijët me kequshqyerjen.  Një tjetër pyetje  që  iu drejtua fëmijëve ishte dhe ajo e qëndrimin para televizorit pa praninë e prindërve.

Përgjigjet e nxënësve të klasës së dytë që lidhen më këto çështje  janë shqetësuese për sa i takon ushqyerjes dhe shikimit. Sipas raportit,  4% e fëmijëve janë nënpeshe, 13% e tyre mbipeshë, 9% janë obez dhe 74% fëmije me peshë normale.

10% e fëmijëve i janë përgjigjur pyetësorit se konsumojnë 1 vakt në ditë, 11% e tyre konsumojnë 2 vakte, dhe 38% katër vakte në ditë, që evidenton në këtë mënyrë problematikat e kequshyerjes. Shifrat më të larta janë në Kamëz ku dhe zhvillimi fizik i 8 vjeçareve është i mangët sepse fëmijët hanë vetëm njëherë në ditë.

Përse i përkasin moshës 7-8 vjeç, bie në sy që fëmijët kalojnë 1 më shumë se një orë përpara televizorit, madje jashtë vëmendjes së prindërve. 

Të fundit