Flash News

KRYESORE

Studimi/Joe Biden fitues i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Trump mund ta kishte shmangur virusin

Studimi/Joe Biden fitues i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Një studim i bërë nga Reuters/Ipsos zbuloi se 51% e amerikanëve  do të votojnë për kandidati n demokrat Joëe Biden në zgjëdhjet e 3 nëntorit, ndërsa 41% do të votojnë për presidenti aktual Donald Trump. Po i njëjti studim tregon se 4% të tjerë do të donin të votonin për një kandidat tjetër  dhe 4% të tjerë thanë se ishin të pavendosur.

Joe Biden duket se ka marrë drejtimin e garës presidenciale  pasi presidenti Trump doli pozitiv me koronavirus. Shumica e amerikanëve mendojnë se Trump mund ta kishte shmangur infektimin nëse do ta kishte marrë virusin më seriozisht.

Trump shpeshherë ka hedhur poshtë ashpërsinë e virusit si diçka që do të zhdukej vetvetiu, duke u tallur me Biden javës së kaluar se kishte vendosur një maskë mbrojtëse.

Shumica e amerikanëve vazhdojnë të jenë shumë të shqetësuar për virusin dhe sondazhi zbuloi se 65%, përfshirë 9 në 10 Demokratë të regjistruar dhe 5 në 10 Republikanë të regjistruar, ranë dakord se "nëse Presidenti Trump do ta kishte marrë koronavirusin më seriozisht, ai ndoshta nuk do të kishte qenë i infektuar."

Vetëm 34% thanë se menduan se Trump u ka thënë atyre të vërtetën për koronavirusin, ndërsa 55% thanë se ai kishte gënjyer dhe 11% ishin të pasigurt

Trump, 74 vjeç, u transferua te Walter Reed, disa orë pasi postoi në Twitter se ishte diagnostikuar me COVID-19.

Sondazhi i Reuters/Ipsos u krye në internet, në anglisht, në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ai mblodhi përgjigje nga 1,005 të rritur amerikanë, përfshirë 596 votues të mundshëm.

 

Të fundit