Flash News

KRYESORE

Studimi/ Kush i përhap lajmet e rreme

Studimi/ Kush i përhap lajmet e rreme

Sipas një studimi, publikuar në revistën “Science”, pjesa më e madhe e lajmeve të rreme në Twitter gjatë vitit 2016 u përhap nga një numër tepër i vogël përdoruesish.

Konservatorë e të moshuarit rezultojnë të kenë qenë ata që shpërndanë më shumë informacione të rreme. Kërkuesit verifikuan mbi 16 000 llogari Twitter-i në Shtetet e Bashkuara dhe zbuluan se vetëm 16 prej tyre, ose më pak se 0,01%, ishin individët që përhapën rreth 80% të keqinformimit të maskuar si lajm.

Sipas  David Lazer, profesor i politikës dhe shkencave kompjuterike në Northeastern University, të paktë nuk janë vetëm njerëzit që e përhapin këtë lloj informacioni, por edhe ata që e konsumojnë atë, pavarësisht faktit se ekziston një përpjekje e organizuar për t’i futur të dhëna të kësaj natyre në sistem.

 

Të fundit