Flash News

KRYESORE

Studimi: Ky lloj paracetamoli ju bën të jeni më pak të ndjeshëm me njerëzit e tjerë

Pas dy studimeve në katër vitet e fundit, është ngritur alarmi se medikamenti Tylenol, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet, shkakton një tjetër efekt anësor që ka të bëjë me ndjeshmërinë njerëzore.

Studimi më i fundit nga Universiteti Ohio u botua muajin e kaluar në revistën ‘Frontiers in Psycology’ dhe rezultoi se përdorimi i këtij ilaçi na bën të ndihemi më pak të ndjeshëm ndaj gjërave pozitive dhe eksperiencave që sjellin kënaqësi tek të tjerët. Analgjetikët janë të prodhuar për të ndaluar dhimbjen fizike, mirëpo studimi i fundit tregon që ata paskan edhe një efekt psikologjik.

Sipas këtij studimi disa regjione të trurit që janë përgjegjëse për këtë ndjenjë të empatisë kur ne përdorim këtë lloj paracetamoli, e humbin aktivitetin.

Të fundit