Flash News

KRYESORE

Studimi mbi kancerin/Gjenden 600 gjene që mund të luftohen me ilaçe, pa efekte anësore

Studimi mbi kancerin/Gjenden 600 gjene që mund të luftohen me

Në nja nga studimet më të mëdha të kryera ndonjëhera në fushën e kancerit, shkencëtarët kanë gjetur 600 gjene që mund të vihen në shenjestër nga ilaçet dhe që nuk dëmtojnë qelizat e shëndetshme në trup.

Ndryshe nga trajtime të tilla si kimioterapia që sulmojnë tërë trupin duke çuar në efekte anësore të padëshiruara, gjetjet e këtij studimi mund të çojnë në një trajtim pa këto efektet e tilla si, rënia e flokëse, lodhje, etj.

Dr. Fiona Behan, bashkëautore e studimit, u shpreh për “BBC” se informacioni që kanë zbuluar në këtë studim, ka identifikuar pikat e dobëta të qelizave të kancerit.

Ajo shtoi se kjo do iu lejojë shkencëtarëve të zhvillojnë ilaçe që sulmojnë kancerin dhe të lënë indin e shëndetshëm të padëmtuar.

Studiuesit e udhëhequr nga Instituti “Wellcome Sanger”, shkatërruan rreth 20,000 gjene në më shumë se 300 modele të kancerit në një laborator. Ata u përqendruan në kanceret e zakonshme, të tilla si mushkëritë, zorrës së trashë dhe gjirit, si dhe ato ku nevojiten urgjentisht trajtime të tilla si pankreasi.

Janë gjetur disa mijëra gjene kyçe, që janë vendimtare për mbijetesën e kancerit dhe rezultatet u botuan në revistën “Nature”.

Të fundit