Flash News

KRYESORE

Studimi në Kinë për Covid-19: Virusi qëndron në ajër 30 minuta, distanca e sigurisë 4.5 metra

Studimi në Kinë për Covid-19: Virusi qëndron në

Një studim i fundit për koronavirusin ka dalë në konkluzionin se virusi mund të qëndrojë në ajër për të paktën tridhjetë minuta dhe të mbulojë një distancë prej rreth 4.5 metrash në një ambient të mbyllur, si psh në një autobus.

E thënë ndryshe llogaritet shumë më tepër sesa distanca e sigurisë prej një deri dy metra, e rekomanduar nga autoritetet shëndetësore në pjesë të ndryshme të botës.

Studimi është kryer nga epidemiologët kinezë, botuar nga revista shkencore 'Practical Preventive Medicine' dhe e cituar nga 'South China Morning Post', sipas të cilit koronavirusi mund të qëndrojë mbi një sipërfaqe deri 1 ditë, duke rritur rrezikun e infektimit prej tij për ata që e prekin.

Megjithatë, konkludohet se të dhënat e studimit kanë nevojë për thellim të mëtejshëm.

Studiuesit kinezë raportojnë se qëndrueshmëria e  virusit në sipërfaqe i nënshtrohet faktorëve të ndryshueshëm, siç është lloji i sipërfaqes dhe temperatura: në 37 gradë celsius, virusi mund të rezistojë deri në dy ose tre ditë, në qelq, metal, plastikë, letër dhe pëlhura.

Po ashtu, referuar studimit, koronavirusi mund të mbijetojë më shumë se pesë ditë në jashtëqitje ose lëngjet e trupit.

Burimi: scmp.com

Të fundit