Flash News

KRYESORE

Studimi tregoi se deputetët nuk kanë prioritet qytetarët, Balla pretendon të kundërtën: Vëmendja jonë për njerëzit e zakonshëm

Studimi tregoi se deputetët nuk kanë prioritet qytetarët, Balla

Raporti i Institutit për Studime Politike nxorri në pah se deputetët në Kuvend nuk kanë në qendër të diskutimeve dhe të punës së tyre prioritetet e qytetarëve, por fokusohen në politikën e ditës dhe në akuzat ndaj njëri-tjetrit.

Por kryetari i grupit më të madh parlamentar, Taulant Balla i PS, pretendon të kundërtën. Sipas tij, vëmendja e këtyre deputetëve është tek njerëzit e zakonshëm.

“Vëmendja jonë është tek ju njerëzit e zakonshëm të këtij vendi dhe vetëm para jush ne japim llogari. Merrni pak kohë dhe hidhini një sy përmbledhjes së punës sonë në Kuvend gjatë vitit të parë të mandatit tonë të dytë”, shkruan Balla.

Pak ditë më parë, Taulant Balla doli në konferencë dhe inkurajoi autoritetet gjermane që të lehtësojnë procedurat për viza pune, për shqiptarët që duan të largohen nga vendi.

Të fundit