Flash News

KRYESORE

Studiuesi: Ish-ministri grek anti-shqiptar qesh teksa policia arreston protestuesit në Tepelenë (Foto)

Studiuesi Arben Llalla, ka publikuar një fotografi, që pretendon se i përket një ish-deputeti dhe ish-ministri grek që përkrah organizatat ekstremiste anti-shqiptare.

Sipas Lallës ish-ministri ka qenë i pranishëm në vendin ku po gërrmohet për të gjetur eshtra ushtarësh grekë, pranë Tepelenës.

“Ironia e një fotografie! Njeriu në foto që po flet në të njëjtën kohë ku disa shqiptar po protestojnë për varret e ushtrisë greke është Jorgos Surlas i cili ka qenë deputet i Kuvendit të Greqisë 1981-2007 me partinë e djathtë “Demokracia e Re”. Në vitin 1990-1992 ishte ministër në qeverinë e Konstandin Micotaqit, ndërsa në vitin 2007 ishte nënkryetar i Kuvendit të Greqisë. Sot është kryetar i shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940”. Ai është mbë[shtetës i organizatave ekstremiste greke që punojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Pas kësaj telefonate u arrestuan protestuesit dhe dy prej tyre u çuan në gjyq për shkelje të të drejtave të grekëve në Shqipëri” – shkruan Llalla.

Të fundit