Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Studiuesi Kapri replikon me Mero Bazen: Lexo raportin; le ta gjykojnë njerëzit kush është idioti
Studiuesi Erald Kapri ka replikuar me analistin Mero Baze pas një shkrimi të këtij të fundit ku e quante delirant dhe historian të vetëshpallur. Gjithçka ka nisur nga një deklaratë e presidentit Ilir Meta, i cili i referohej fakteve të publikuara nga Kapri mbi kundërshtimin e anglezëve për të bombarduar qendrën e Tiranës, si argument që e kishte ndihmuar për të kthyer ligjin që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar.
Kapri thekson se nuk do të merret me fyerjet dhe përbaltjet e Bazes, por i publikon një raport të Majorit Britanik J.P.F Oliver, që ishte kreu i misionit britanik pranë Mehmet Shehut në betejën e Tiranës, dhe ku sipas tij konfirmohet arsyeja përse ishte shmangur bombardimi i kryeqytetit për të larguar gjermanët.
“Më poshtë, është raporti i majorit Britanik, bashkë me faksimilet e tij. Le ta gjykojnë njerëzit se kush është idioti më pas”, shkruan ndër të tjera studiuesi.
Reagimi i plotë i Erald Kaprit:
Nuk dua të merrem me fyerje apo përbaltje ndaj personit në fjalë që drejton dhe shkruan në portalin e tij, ndonëse ndaj figurës time nuk ka kursyer asnjë fyerje e sharje si mungesë argumenti. Unë s’kam ndërmend ta bëj. Por dua t’i përgjigjem disa intepretimeve të tij ndaj çështjes që ka të bëjë me betejën e Tiranës në tetor-nëntor 1944.
Nëse z. Baze ka dyshime për formimin tim, i sygjeroj të huazojë librin “Sekretet e Luftës” dhe mund të bëjë edhe kërkimet në google për shkollimin, i cili ka ardhur falë një burse dhe jo nga para prindërish që çojnë fëmijët e tyre me paratë e kushedi se kujt, në kolegjet e Kembrixhit që në arsimin fillor.
Më tej, mund t’i referohet edhe arkivës së portalit të vet e do të shohë me dhjetëra shkrime të miat që i ka marrë pa leje e shpesh i ka mbajtur në ballinë, duke i shitur për më tepër klikime. Nuk po i kujtoj për të drejtë autori se sigurisht që nuk i hyn në sy, mbase ndonjë padi civile po.
Gjithsesi, duke iu referuar “lajmit” të tij në lidhje me shmangien e bombardimit të qendrës së Tiranës nga aviacioni britanik, le të botojë kësaj radhe me leje në portalin e tij raportin e Majorit Britanik J.P.F Oliver, që ishte kreu i misionit britanik pranë Mehmet Shehut në betejën e Tiranës.
Majori konfirmon se ka urdhëruar bombardime për çdo kërkesë të partizanëve shqiptarë si pjesë e ndihmës aleate, si dhe refuzoi bombardimin e qendrës së Tiranës duke e argumentuar si aspak të rëndësishme nga pikëpamja ushkatare. Më poshtë, është raporti i majorit Britanik, bashkë me faksimilet e tij. Le ta gjykojnë njerëzit se kush është idioti më pas.
Raporti i Majorit Britanik J.P.F Oliver, Dosja: HS 5/123, National Archive
Në datën 29 tetor, në mbrëmje, arrita të bëja një zbulim duke shkuar në periferi të Tiranës pa dijeninë e partizanëve. Zbulova se trupat e divizionit të parë ishin tashmë në lindje të qytetit dhe gjermanët po tërhiqeshin pa ndonjë kundërveprim. Në mëngjes mora një”guidë” për të vendosur shtabin tim në Tufinë, rreth 5 milje larg Tiranës, pata mundësi të heq rreth vetes partizanët dhe hyra në një shtëpi në pjesën lindrore të qytetit. Zbulova se gjermanët kishin evakuar këtë pjesë të qytetit, duke përfshirë ushtarakët, pjesëtarët e spitalit të tyre, madje dhe barakat e inxhinierëve gjermanë. Ata kishin formuar një perimetër për mbrotjen e qendrës së qytetit dhe pjesën e Tiranës së re dhe plani i tyre i tërheqjes ishte tepër i lexueshëm.
Pas 3 ditësh në qytet, arrita në konkluzion se garnizoni gjerman përbëhej nga rreth 300 vetë, ndërsa Mehmet Shehu më thoshte se janë 3 mijë, kur e vetmja rezervë që gjermanët kishin në Tiranë ishte një skuadrion i lëvizshëm me vetëm dy tanke dhe disa makina të blinduara me transportues. Këtë perimetër gjermanët e ruanin me aftësi të mëdha dhe me sukses ecnin përtej perimetrit dhe pastronin çdo zonë ku partizanët shfaqeshin. Pasi mora pjesë në një apo dy përplasje, u binda së bashku me numrin dy të misionit Leitnant Hon R.D Uinn, se partizanët nuk po bënin asnjë përpjekje reale, as për të sulmuar dhe as për t’u rënë në qafe gjermanëve. (Një fakt; pozicioni që partizanët arritën më 30 tetor mbeti statik deri më 11 nëntor, edhe pse partizanët ishin më shumë në numër, 10 me 1 në raport me gjermanët). Disa herë ne pamë një grup prej 5 gjermanësh me një mitraloz, që zmprapsnin një grup prej qindra partizanësh të pajisur me dhjetëra mitralozë të lehtë. Pavarësisht se partizanët kishin superioritet në fuqi zjarri, ata kishin mungesa në murtaja dhe granata. Por unë e dija se këto materiale, si: murtaja dhe granata, partizanët i kishin në Bizë dhe i kishin marrë ndihma me parashutë nga ne.
Më pas, një grup partizanësh erdhën të më merrnin në ditën time të tretë që isha në Tiranë dhe shkova në shtabin e Brigadës së parë, ku gjeta Hysni Kapon, komisar dhe shef i stafit të kësaj komande, që më priste. Nuk më dha asnjë referencë në lidhje me hyrjen në qytet dhe priste komente nga ana ime. E pyeta: kush e ka fajin që mungojnë materialet si murtaja dhe granata në luftimet që po bëhen ? Mos e kishim fajin ne apo ata që nuk po shpërndaheshin? Ai nuk u shfaq i surprizuar për mungesën e këtyre materialeve. Më pas, erdhi Shehu së bashku me Komisarin Themelko dhe diskutuam të njëjtën çështje. Ai më pyeti së çfarë ndihma do të vijnë nga ndihma ajrore për Ballkanin. I thashë se një operacion i tillë do të kishte vlerë pas një sulmi të koordinuar të këmbësorisë dhe e pyeta se kur ka ndërmend ta bëjë. Ai mu përgjigj:” Ju bombarduat objektivat që ne ju kërkuam dhe, sa për sulmin e këmbësorisë, nuk është puna juaj”.
Iu përgjigja duke i thënë se përgjigjja e tij nuk është bindëse dhe se duke parë që forcat armike në Tiranë janë kaq të vogla në numër, është e vështirë të bind shtabin tim në Bari të realizojë një sulm ajror që është shumë i kushtueshëm dhe nuk besoja se do të ishte me vlerë pa pasur një garanci që partizanët do e përdornin mirë këtë avantazh. U kërkova të vizitoj sektorët në frontin perëndimor dhe verior dhe që të mund të sinjalizoja Barin, bazuar në të dhënat që do mblidhja, por në të njëjtën kohë duke u lënë kohë atyre të merrnin një vendim për sulmin.
Unë vazhdoja të insistoja tek Shehu dhe Ndreu se pozicion statik i partizanëve favorizonte vetëm armikun dhe, pa një plan për të sulmuar, s’mund të kishte sulme ajrore nga pala jonë. Unë isha kundër situatës aktuale dhe do t’ua shprehja edhe atyre, por edhe shtabit tim në Bari të Italisë. Në lidhje me qëndrimet që na vinin nga të burgosurit e luftës, të cilët kishin vullnet të bashkëpunonin dhe të dorëzoheshin tek ne dhe jo tek forca jo të rregullta ushtarake, u kërkova që të bisedoj me komandantin e garnizonit gjerman, kapiten Ledener. Kjo u diskutua fillimisht së bashku me idenë e një plani për sulm, por menjëherë më pas, pasi mora një përgjigje negative, bëhej i pamunduar sulmi ajror dhe marrja e perëndimit të qytetit nga partizanët .
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38