Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Studiuesi spanjoll: Vepra e Kadaresë, një Poetikë (e mirëfilltë) Rezistence
Romanet e Kadaresë, ku ndërthuren rishkrimi i miteve të traditës klasike, gojëdhënat popullore, historitë përrallore dhe personazhet e kallura në botë të ndërlikuara dhe origjinale, ku mund të shihen gjurmët e Dantes, Kafkës, Servantesit, Homerit apo Eskilit, e bëjnë këtë autor shqiptar një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të shek. XX, dhe krijimtarinë e tij letrare një nga më vendimtaret e këtij fillimshekulli. Kjo intervistë do të na bëjë të mundur ta njohim akoma më tepër shkrimtarin e madh shqiptar.
Ti i quan veprat e Kadaresë si një shkëndijë lirie në “gjirin e territ totalitar”. Çfarë do të spikatje prej veprës së tij?
Vepra e Kadaresë është një luftë e pareshtur për të arritur botimin, duke iu kundërvënë politikës së Regjimit, madje herë-herë duke vënë në rrezik edhe vetë jetën. Prandaj ai thur strategjinë e vet për t’ia hedhur censurës. Tirania e Hoxhës vuri në lëvizje një Stratagjemë të Madhe mashtrimesh, gënjeshtrash e krimesh dhe, që të mund ta kallëzonte këtë në veprat e tij, Kadareja e pa veten të detyruar të thurte një poetikë të mirëfilltë rezistence, për të cilën bën fjalë eseja ime. Romanet e Kadaresë nuk janë vetëm një ushtrim i zgjuarsisë letrare, por gjithashtu janë edhe një shembull i dredhive dhe hileve me anë të të cilave mund t’ia hedhësh një censori. Gjetja e modeleve klasike për t’i portretizuar këto situata të ndaluara, e shndërron veprën e Kadaresë në një ese të përhershme mbi atë çka na bën njerëzorë, duke vënë në skenë, me stilin e Shekspirit, Dantes apo Servantesit, personazhe të paharrueshme, të cilët, shpesh herë, na përfaqësojnë të gjithëve.
Mund të themi se Kadareja e ka përdorur letërsinë si një armë politike?
Jo saktësisht politike. Mua nuk më pëlqen asnjë lloj letërsie politike apo e komprometuar, besoj se një gjë e tillë përfundon duke e kalbur xunkthin e cilësisë letrare. Letërsia e Kadaresë, thënë më mirë, është një letërsi rezistence. Rezistence ndaj një situate kriminale dhe krimit të Shtetit. Ai ka nevojë të shprehet dhe të rrëfejë gjëra të rrezikshme që në Shqipërinë e Hoxhës nuk pranohen. E vërteta është se Kadareja kufizohet të shkruajë, ose të përpiqet të shkruajë me normalitet, në vendin më jonormal në botë: këtu qëndron rezistenca e Letërsisë së tij. Pastaj, e lexuar prej të tjerëve, kjo rezistencë që është produkti i nevojës për frymëmarrje dhe për t’u shprehur, mund të merret si një armë politike, por kjo tashmë ndodh në këndvështrimin e interpretimit, jo në zanafillën e krijimit të veprave, të cilat, më shumë sesa nevojës për kundërshtim, i binden nevojës për t’u shprehur lirisht. Ama është e qartë, përpjekja për të krijuar lirisht në atë Shqipëri, detyrimisht, ishte ushtrimi i kundërshtimit, i rebelimit. Dhe, së fundmi, gjithashtu i rezistencës politike.
Ju e nisni librin duke treguar lidhjet që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Luftës civile spanjolle; domethënë, përmend luftëtarë shqiptarë që luftuan në anën e Republikanëve. A është më e ngushtë nga ç’mendohet marrëdhënia mes dy vendeve?
Ç’është e vërteta, ne në Spanjë dimë shumë pak për Shqipërinë. Përkundrazi, ata po e kanë një imazh të spanjollëve, kjo, në një pjesë të mirë, falë Letërsisë. Shkrimtari Petro Marko ka shkruar një roman për ato Brigadat Ndërkombëtare me të cilat luftoi në betejën e Qytetit Universitar, dhe e titulloi veprën në spanjisht: “Hasta la vista”. Një shprehje me të cilën, ende edhe sot, disa shqiptarë tashmë të moshuar të befasojnë sapo marrin vesh që je spanjoll.
Pastaj është imazhi që kemi ne për Shqipërinë, që për shumë njerëz është një vend i mbyllur dhe që për shumë kohë qe kokëfortësisht komuniste. Shumë prej nesh, për një kohë të gjatë, kemi pasur përshtypjen e një Shqipërie që Kadareja ka dashur të na japë në veprat e tij, ku shkrimtari, neve që e kemi lexuar, na e ka ndërtuar imazhin kombëtar të atij vendi nëpërmjet Letërsisë së tij; ç’është e vërteta, gjithmonë kishim besuar se qasja më e madhe mes dy vendeve gjendej tek ai pirati që zuri rob Servantesin, i quajtur “Mami shqiptari”.
Kadareja kërkoi strehim në Francë. Ju gjithashtu përmendni edhe romane që në Shqipëri u censuruan, pasi vinin në dyshim pushtetarët. A ekzistojnë sot, ashtu siç thoni ju, romane “të papërshtatshme” si ato të asokohe?
Patjetër. Çdo roman që përmban një të vërtetë letrare të sinqertë mbi këtë botë ku jetojmë, vetvetiu është një roman i papërshtatshëm. Ai shënjestron drejtpërdrejt disa ligësi që vazhdojnë të qëndrojnë në gji të shoqërisë, sepse ashtu e duan pushtetarët. Këtyre pushtetarëve nuk u pëlqen aspak që të dalë në dritë Stratagjema e Madhe që kanë ngritur. Ata parapëlqejnë që ne t’i mbajmë sytë tjetërkund, por kryesisht Letërsia është ajo që merr përsipër detyrën t’i zbulojë ato dredhi, shpesh herë me rreziqe të mëdha për ata që e shkruajnë. Të jesh shkrimtar në Rusinë e Putinit, është tejet e vështirë, ose në Shtetet e Bashkuara aktuale, ku po ngrihen zërat kundër Trampit, dhe jo pa reprezalje. Edhe pse me vështrim të parë mund të mos duket kështu, të shkruash, varet se çfarë, në disa vende që pandehen demokratike, mund të sjellë pasoja të padëshiruara. Përshtypja e lirisë është kaq, thjesht një përshtypje, të cilën ata gjithashtu duan të na krijojnë; e gjithë kjo është pjesë e atij Mashtrimit të Madh që vazhdon të zgjasë në kohë. Të jesh shkrimtar, me mish e me shpirt, do të thotë vizatosh në ballë një shënjestër, një element tejet i rrezikshëm dhe aspak i këshillueshëm.
A ngjallin kërshëri te shoqëria jonë, Shqipëria dhe historia e saj? Apo vepra jote mund të shërbejë si nxitëse për këtë gjë?
Shqipëria po nis të zgjojë një interes turistik te spanjollët. Me t’u gjendur atje, përplasja kulturore është aq e mahnitshme sa udhëtarët kanë nevojë të dinë më tepër për historinë e atij vendi; Shqipëria është një vend që ka nevojë t’i shpjegohet udhëtarit dhe në atë çast zë fill interesi për kulturën dhe për Letërsinë shqiptare. Çdokush që udhëton në Shqipëri nuk i reziston dot kërkimit, më pas, shpjegimeve për gjithçka i kanë parë sytë. Kësisoj, pak nga pak, ngjallet interesi për Shqipërinë dhe, patjetër, shpresoj që eseja ime të jetë një ndihmë sado e vogël. Pamja e Shqipërisë që paraqes unë në libër është një pamje reale e asaj çka unë kam parë atje; bëhet fjalë për një vend që përpiqet të modernizohet me hapa të mundimshëm, ndërsa në të bashkëjetojnë traditat më rrënjësore. Kjo krijon situata vërtet joshëse dhe kërshërindjellëse. Shpresoj që ata lexues, të cilët nuk kanë qenë kurrë në Shqipëri, ta shkojnë në mend një vizitë në këtë vend pasi ta lexojnë esenë time. Padyshim, do të më pëlqente të isha një shtysë e marrëdhënieve hispano-shqiptare.
Përpos kësaj, Kadareja ishte ai që ju shtyu ta vizitonit Shqipërinë. Çfarë zbuluat atje? A ju ndihmoi ta kuptonit më mirë autorin?
Udhëtimi në Shqipërinë e Kadaresë ishte thelbësor, domethënë, në Shqipërinë e romaneve të tij dhe në Shqipërinë e vegjëlisë së tij: në qytetin e tij të lindjes, Gjirokastër. Duke e vizituar atë qytet aq të bukur, por aq të ashpër, të thiktë e të gurtë, e kupton akoma më mirë botën imagjinare të shkrimtarit dhe ngjyrimet e prozës së tij. Unë, jo vetëm në qytetin e lindjes së Kadaresë, zbulova atë Shqipërinë që shfaqet në veprat e tij, veçanërisht në Tiranë, e cila e ka një këmbë në shkuarën dhe tjetrën në të ardhmen. Qe një vizitë e paharrueshme që kam dëshirë ta përsëdyt, sepse pata rastin, dhe kjo qe gjëja më e mirë, të endesha në skenarin e romaneve të Kadaresë sikur të isha duke jetuar në një dioramë të veprave të tij; kjo, për studiuesin e kujtdo shkrimtari, është një privilegj i rrallë.
Çfarë ka nënkuptuar Kadareja për ju?
Për mua, zbulimi aq fatlum i Kadaresë, nënkuptoi pajtimin me Letërsinë e Madhe, vërtetimin se është e mundur të krijohet një vepër e pashoqe në kushtet më të papërshtatshme, dhe më shtyu të bëhesha krahasues. Për një pjesë të mirë të asaj çka jam si krahasues, i detyrohem Kadaresë dhe rrjetës së ndërlikuar të lidhjeve që ai ka vendosur me vepra të tjera, me mite dhe me botë imagjinare, të cilat shfaqen në romanet e tij. Për mua, Kadareja qe, në një moment vendimtar, kthimi te krahët e Letërsisë, rizbulimi i dashurisë për librat, madje rikthimi në Universitet për të studiuar një degë të re; prandaj i detyrohem, këmbë e krye, kthimin tim në krahasues. Një pjesë të madhe të gjithë këtij detyrimi, jam munduar ta kthej dhe t’ia kthej me këtë ese, e cila thelbësisht është një ushtrim i letërsisë së krahasuar.
Përktheu nga spanjishtja: Erion Karabolli
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38