Flash News

KRYESORE

Studiuesi Sulstarova: Shqipëria është kthyer në “meta-republikë”, PS-PD-LSI nuk e duan vendin të stabilizuar

Studiuesi Sulstarova: Shqipëria është kthyer në

Studiuesi Enis Sulstarova komenton në një intervistë për revistën "Shenja" zhvillimet në botën shqiptare në rajon. Ai flet për situatën politike në Shqipëri dhe akuzon tre partitë kryesore se nuk janë të intersuara për stabilitetin e vendit dhe të ndjekin interesat kombëtare.

Sulstarova thekson se Shqipëria është rikthyer në “meta-republikë” dhe se të gjitha partitë shqiptare veprojnë si LSI-ja, me një republikë që është në shërbim të pushtetit.

“Fjala “vendnumërim” i shkon për shtat situatës politike në Shqipëri. Partitë kryesore – PS, PD e LSI – i vënë stërkëmbëshin qeverisjes së Shqipërisë sa herë që u intereson atyre apo aktorëve të huaj që janë të interesuar që Shqipëria të mos jetë ndonjëherë e stabilizuar dhe e qartësuar në ndjekjen e interesave të kombëtare. Marrëveshja Rama-Basha është vetëm një armëpushim dhe kjo e ka shqetësuar me të drejtë Metën, se mos dy të parët i drejtojnë armët politike, por edhe ligjore, kundër tij. Tani ai është i interesuari kryesor që ta prishë marrëveshjen, edhe me koston e lënien së detyrës së presidentit të republikës, që nuk e ka filluar ende. Vini re se sa poshtë e kanë degraduar shtetin, duke nëpërkëmbur ofiqin më të lartë të tij. Shqipëria është kthyer në “meta-republikë”. Këtë e them duke u nisur nga emri i presidentit të tanishëm, por kuptimi shkon edhe përtej personit të tij. Për bindjen time, Ilir Meta nuk duhej lejuar të kandidonte për ofiqin më të lartë të republikës, mirëpo emërimi i tij president është përfaqësimi më i mirë i klasës së sotme politike, sepse të gjitha partitë në Shqipëri po funksionojnë si LSI-ja dhe pothuaj të gjithë politikanët në Shqipëri nuk kanë ndonjë dallim të madh nga Ilir Meta. Pra, ai është përfaqësues i merituar i sistemit politik, që në trajtë është republikë, por në përmbajtje nuk është në shërbim të publikes shqiptare, sepse u shërben personave që e shohin veten mbi qytetarët dhe përtej qytetarëve të republikës. Prandaj e kam pagëzuar si “meta-republikë”, ka thënë Sulstarova.

Të fundit