Flash News

KRYESORE

Studiuesi zbulon dokumentin: 77% e anëtarëve të Partisë së Punës ishin me arsim fillor

Studiuesi zbulon dokumentin: 77% e anëtarëve të Partisë

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument të vitit 1952 që tregon se 77% e anëtarëve të Partisë së Punëve ishin me arsim fillor.

Sipas tij, shifrat e mëposhtme u bënë të njohura nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Enver Hoxha.

Postimi i plotë:

1952/Partia e Punës, parti injorantësh

Pasi ju kam bërë të ditur ditë më parë përbërjen e Partisë së Punës në vitin 1948 (ku 62% e anëtarëve ishin më arsim fillor), sot po ju bëj të njohura të dhënat e kësaj partie të paraqitura në kongresin e dytë të saj në mars-prill 1952. Këtë kohë partia kishte një anëtarësi prej 29.932 anëtarësh.

77% e partisë ishte me arsim fillor ose të pambaruar fillor. Më pak se 7% e anëtarëve ishte me arsim të mesëm. Përllogaritej se mbi 90% e anëtarësisë ishte e papërshtatshme nga niveli arsimor dhe kulturor.

Shifrat e mëposhtme u bënë të njohura nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Enver Hoxha.

Të fundit