Flash News

KRYESORE

Studiuesit amerikanë japin lajme të mira: Temperatura e latë dhe lagështira japin efekt kundër koronavirusit

Studiuesit amerikanë japin lajme të mira: Temperatura e latë dhe

Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme (DHS) pretendon se drita e diellit mund të vrasë koronavirusin Brenda një afati të caktuar.

Sipas “The Sun”, kërkimet e reja nga Drejtoria e Shkencës dhe e Teknologjisë në DHS, u zbulua se lagështia e madhe, temperaturat dhe rrezet e diellit e vrasin virusin në pikat e pështymës në sipërfaqe jo poroze dhe në ajër.

Këshilltari i Departamentit të Sigurisë së Brendshme, Bill Bryan, u shpreh duke thënë se:

“Vëzhgimi ynë më i mirë deri më tani, është fuqia që shfaq drita e diellit për të vrarë virusin në sipërfaqe dhe në ajër. Ne kemi parë një efekt të njëjtë edhe kur rritja e temperaturës dhe lagështisë, ose të dyjave japin përgjithësisht efekte kundër virusit.”

Bryan vazhdoi më tej:

“Unë mund t’ju them se detergjentet do ta shkatërrojë virusin në 5 minuta, alkooli do ta vrasë brenda 30 sekondave. Dhe ky nuk është manipulim. Nëse i fërkoni mirë objektet, virusi do të largohet më shpejt.”

Të fundit