Flash News

KRYESORE

Stuhi e rrufe lokale, si parashikohet moti për këtë të diel

Stuhi e rrufe lokale, si parashikohet moti për këtë të diel

Duket se ditët më diell tashmë do t’i lënë vendin atyre me shi dhe vranësira të dendura.

Kështu është parashikuar edhe kjo e diel, sipas Shërbimit Meteorologjik, ku thuhet se sot në vend parashikohet mot me vranësira deri të dendura dhe intervale të shkurtra me diell në qendër të territorit.

“Reshjet e shiut, parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën veriperëndimore dhe atë jugperëndimore të vendit, reshjet parashikohen të vazhdueshme, me intensitet mesatar dhe hera herës të lartë, në formën e shtrëngatave me rrufe lokale.

Alpet, bregdeti dhe verilindja e vendit, do të përfshihen nga stuhi ere me rrahje. Për pasojë, parashikohet shtim i dallgëzimit në dete me forcën 5 dhe 6 ballë”, parashikojnë sinoptikanët e MSHU.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 5ºC deri në 18ºC

zonat e ulëta 10ºC deri në 25ºC

zonat bregdetare 13ºC deri në 25ºC

Të fundit