Flash News

KRYESORE

Stuhi e vetëtima në Francë, rrufetë godasin 15 persona në festival

Stuhi e vetëtima në Francë, rrufetë godasin 15 persona

Stuhi, vetëtima e reshje tepër të dendura ka patur mbrëmjen e djeshme në verilindje të Francës.

Disa pesona kanë qenë duke ndjekur një festival muzikor në qytetin e Azerailles, në momentin që janë goditur nga rrufetë duke u plagosur rëndë.

Mediat franceze bëjnë me dije se të paktën 15 persona janë plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Një grua rreth të gjashtëdhjetave dhe një 44 vjeçar raportohet të jetë gjithashtu në gjendje të rëndë. Të plagosur mbetën edhe disa fëmijë që ishin brenda tendës. 

 “Viktimat ishin goditur drejtpërdrejt nga rrufeja dhe pësuan djegie të rënda”, deklaroi këshilli rajonal.

Për shkak të reshjeve të dendura disa zona të Francës janë përmbytur.

Të fundit