Flash News

KRYESORE

Stuhia 'Ameli' godet Francën juglindore, 140 mijë familje pa energji elektrike

Stuhia ‘Ameli’ ka sjellë shira dhe era të forta në Francën juglindore. Alarmi portokalli është aktivizuar në 15 prefektura. Fatmirësisht nuk raportohen viktima, por 140 mijë shtëpi kanë mbëtur pa energji elektrike. Edhe përmbytjet nuk kanë munguar. Instituti Meterologjik Meteo France, raportoi se erërat e forta me shpejtësi mbi 163 km/h janë regjistruar në  brigjet e Cap Fere  në jugperëndim, 146 km / h në Bel-il dhe 139 km/h në Ile-de-Re, raportojnë mediat franceze. Pemët e rrëzuara kanë bllokuar shumë rrugë. Edhe transporti hekurudhor ka pësuar anomali, duke anuluar disa udhëtime të trenave.

Të fundit