Flash News

KRYESORE

Stuhia ‘Ciara’ afrohet, tashmë në Itali, shumë pranë Shqipërisë

Stuhia ‘Ciara’ afrohet, tashmë në Itali, shumë

Stuhia “Ciara”, e cila po shkakton shumë probleme në  Evropë, tashmë ka mbërritur në Itali. ‘Bishti’ o stuhisë ka prekur sot Sardenjën në Italinë fqinje, ku forca e erës arrinte deri në 100 km në orë.

Deri tani stuhia ka shkaktuar dëme të shumta në vendet e Evropës perëndimore dhe asaj qendrore.  Qindra fluturime dhe udhëtime me tren janë anuluar dhe shumë zona janë përmbytur.

Në Gjermani stuhia është quajtur “Sabine” dhe ka bërë që të   shtyhen të gjitha udhëtimet në det.  Në Francë erërat kanë arritur deri në 160 Km/h.

Në Britani 62 mijë banorë kanë mbetur në errësirë si pasojë e shkëputjes së energjisë.

BURIMI: Il Giornale

Të fundit